RXP WORKS · KOSOVË

Teknologji që punon për biznesin tënd.

Porositë në fletore, rrogat me kalkulator, faturat në Word? E kthejmë punën tënde të përditshme në një sistem të thjeshtë, në shqip, që e përdorin edhe punëtorët.

KU HUMBET KOHA

Biznesi punon. Letrat jo.

Shumica e bizneseve nuk kanë nevojë për një faqe më të bukur. Kanë nevojë që puna e përditshme të mos varet nga fletorja dhe nga kujtesa.

  • 01

    Porositë humbin në fletore

    Kush e solli, kur është gati, a është paguar? Përgjigjja është diku në një faqe të shkruar me dorë.

  • 02

    Rrogat me kalkulator

    Çdo fund muaji: ditët e punës, pushimet, avanset. Llogaritet me dorë dhe gabimet kushtojnë.

  • 03

    Faturat një nga një

    Kopjo faturën e kaluar në Word, ndrysho emrin, llogarit TVSH-në përsëri. Për çdo klient.

  • 04

    Sa fitove këtë muaj?

    Hyrjet, shpenzimet dhe rrogat janë në vende të ndryshme. Pa i numëruar, nuk e di.

  • 05

    Excel-i që e kupton vetëm një person

    Kur ai person mungon, askush nuk e di ku janë të dhënat apo si funksionon tabela.

  • 06

    Telefonata për çdo pyetje

    Punëtorët thërrasin për çmime, porosi dhe orare, sepse informacioni nuk është askund tjetër.

ÇFARË NDËRTOJMË

Mjete që përdoren çdo ditë, jo vetëm për t'u parë.

Çdo sistem e ndërtojmë sipas mënyrës si punon biznesi yt, hap pas hapi, vetëm me atë që të duhet.

  • MODULI 01

    Porosi dhe klientë

    Çdo porosi me numër, status dhe datë. Kërkon klientin dhe sheh gjithë historinë e tij.

  • MODULI 02

    Punëtorë dhe rroga

    Ditët e punës, pushimet dhe pagesat. Rroga llogaritet vetë, fletëpagesa del gati.

  • MODULI 03

    Fatura dhe shpenzime

    Fatura me TVSH për bizneset, shpenzimet e përditshme dhe ato që përsëriten çdo muaj.

  • MODULI 04

    Raporte

    Sa hyri, sa doli, çfarë mbeti. Ditore dhe mujore, pa e numëruar me dorë.

  • MODULI 05

    Rezervime dhe platforma shërbimi

    Klientët rezervojnë online, ekipi i sheh punët në telefon, ti i ndjek të gjitha nga një vend.

  • MODULI 06

    Hyrje për çdo rol

    Pronari sheh gjithçka. Punëtori hyn me PIN dhe sheh vetëm atë që i duhet.

Faqe interneti

Faqe për biznese dhe për profesionistë që duan të shihen më shumë: me rezervime, formular ose dyqan online. Por fillojmë nga ajo që të kursen më shumë kohë.

PROJEKTET

Nga letra te sistemi.

Sisteme dhe faqe që përdoren çdo ditë në Kosovë.

PROJEKTI #01PASTRIMORE · PRISHTINË

Pristine Laundry Care

PARA

  • Porositë në fletore dhe numra letre në rroba
  • Rrogat dhe pushimet me kalkulator
  • Faturat për bizneset në Word

ÇFARË NDËRTUAM

  • Porosi me numër për çdo artikull dhe status gati / marrë
  • Radhë e veçantë për pastrimin e këpucëve
  • Klientët, çmimorja dhe kërkim në gjithçka
  • Fatura me TVSH për bizneset
  • Rroga, fletëpagesa, pushime dhe bashkëpunëtorë
  • Shpenzime, edhe ato mujore, dhe raporte
  • Punëtorët hyjnë me PIN nga telefoni ose tableti

* Punon krahas arkës fiskale, nuk e zëvendëson atë.

Pristine Laundry Care · PorositëPROVOJE
  • #1048Klient A.Këmishë × 3 · Larje
  • #1049Hotel shembullÇarçafë × 12 · Larje
  • #1050Klient B.Xhemper × 2 · Larje
  • #1051Klient C.Kostum × 1 · Kimike

Kliko statusin për ta çuar porosinë përpara

* Të dhëna shembull, jo klientë të vërtetë.
AutoRent · FlotaPROVOJE
  • 01-123-ABE lëshuar

    VW Golf 8

    Kthehet sot · 18:00

  • 01-456-CDE lirë

    Škoda Octavia

    €35 / ditë

  • 02-789-EFE lëshuar

    Toyota Yaris

    Kthehet të premten

  • 01-321-GHNë mirëmbajtje

    Audi A4

    Servis · gomat

Lësho një makinë të lirë ose prano kthimin e një tjetre

* Të dhëna shembull, targa dhe klientë të shpikur.
PROJEKTI #02PRODUKT · RENT A CAR

AutoRent

PARA

  • Kontratat me dorë, në letër me kopje
  • Kush e ka cilën makinë dhe kur kthehet, në kokë ose në fletore
  • Gërvishtjet dhe dëmtimet pa foto, pa provë

ÇFARË NDËRTUAM

  • Flota me status: e lirë, e lëshuar, në mirëmbajtje
  • Lëshim i shpejtë: klienti, datat, orët dhe depozita
  • Kontratë me numër serik, gati për printim dhe riprintim
  • Kthimi me foto dhe gjendja e makinës: e pastër, gërvishtje, dëmtime
  • Klientët me letërnjoftim, patentë dhe afatin e patentës
  • Kalendari i kthimeve, vonesat dhe të ardhurat
  • Mesazhe te klienti me WhatsApp ose Viber

* Platformë për shumë biznese: secili me llogarinë, planin dhe 30 ditë provë.

PROJEKTI #03FAQE PERSONALE · GJILAN

Faqe për fizioterapeutin Ylber Rexha

PARA

  • Pacientët e gjenin vetëm nga goja në gojë dhe Facebook
  • Takimet kërkoheshin vetëm me telefon

ÇFARË NDËRTUAM

  • Faqe personale që tregon përvojën dhe trajtimet
  • Shërbimet dhe teknologjia, të shpjeguara thjesht
  • Formular për kërkesë takimi, ekipi thërret për konfirmim
  • Vendndodhja me hartë dhe lidhje me Facebook
Shiko faqen
Pamje reale nga ylberrexha.com · Rrëshqit brenda pamjes

PROJEKTI #04

Biznesi yt?

Ka ende fletore për t'u mbyllur. Na trego si punon sot dhe shohim së bashku çfarë mund të ndërtojmë.

Na shkruaj

KONSULENCË

Rritja nuk është vetëm teknologji.

Një sistem i mirë ndihmon vetëm nëse ekipi punon mirë me klientët. Të ndihmojmë të rregullosh mënyrën si punon biznesi, jo vetëm mjetet.

6+vite përvojë në IT dhe marrëdhënie me klientët
Bisedo për konsulencë
  • 01

    Shërbimi ndaj klientit

    Si flitet me klientin në banak, në telefon dhe në WhatsApp. Si trajtohen ankesat që klienti të kthehet.

  • 02

    Profesionalizimi

    Rregulla të qarta për stafin, procedura të shkruara dhe një pamje e njëjtë e biznesit kudo.

  • 03

    Plan për rritje

    Ku humbet koha dhe paraja, çfarë duhet matur, çfarë të automatizosh e para dhe çfarë mund të presë.

  • 04

    Trajnim i ekipit

    Takime praktike me punëtorët, me shembuj nga puna e tyre e përditshme, jo teori.

SI PUNOJMË

Hap pas hapi, pa surpriza.

  1. 01

    Na trego si punon sot

    Një bisedë ose vizitë. Shohim fletoren, tabelat dhe ku humbet koha.

  2. 02

    Versioni i parë

    Ndërtojmë vetëm pjesën që të ndihmon më shumë, që të fillosh ta përdorësh shpejt.

  3. 03

    E përdor me ekipin

    Ti dhe punëtorët e provoni në punë të vërtetë. Ne rregullojmë atë që nuk shkon.

  4. 04

    Rritet me biznesin

    Kur të duhet diçka e re, si rrogat apo faturat, e shtojmë mbi atë që ke.

Çfarë merr gjithmonë

  • SQ

    Në shqip, i thjeshtë

    Fjalë që i kupton çdo punëtor, pa trajnime të gjata.

  • WEB

    Në çdo pajisje

    Telefon, tablet ose kompjuter. Pa instalime të komplikuara.

  • 1:1

    Kontakt direkt

    Pa qendër thirrjesh. Na shkruan në WhatsApp dhe të përgjigjet dikush që e njeh projektin tënd.

KONTAKT

Fillojmë me një mesazh.

Na trego çfarë biznesi ke dhe ku të humbet koha. Të themi sinqerisht nëse një sistem ose konsulenca të ndihmon.

Na shkruaj në WhatsApp
RXP Works

POROSIA #0001 · KASA 01

INSTAGRAM
@rxp.works
WEB
rxp.works
TOTALI1 MESAZH

NUK ËSHTË KUPON FISKAL · FALEMINDERIT!